Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së: Verifikuam 100 emra të delegatëve në Gjendje Civile, 66 prej tyre janë të shpikur. Ish-deputetja: Nesër demokratët e gjithë Shqipërisë…








Sekretar i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari ishte sot i pranishëm në ambientet e jashtme të selisë së PD-së me të rinjtë e tjerë të këtij forumi, si pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

Ai ka denoncuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi për emrat e publikuar të delegatëve në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit të thirrur nga Kryetari Lulzim Basha.

Sipas Muçollarit, “verifikuam 100 emra në Gjendje Civile nga keta 66 janë emra të shpikur që nuk ekzistojnë por edhe mund të kenë vdekur”.

“Transparencë të emrave që ka lexuar deputeti Bardhi ka mashtruar opinionin e ata pak demokratë që sot e mbështesin atë apo deputetin Basha.

Ka thënë 4237 emra që pretendon se kanë qenë të pranishëm në datën 18 dhjetor në antikuvendin e tyre, delegatë që Bardhi i ka lexuar janë 1534 ku ndër këta mbi gjysma s’kanë qenë të pranishëm aty.

Mbi 200 anëtarë Bardhi i ka lexuar 3-4 herë për të rritur në mënyrë artificiale prezencën, si Amarda Shanaj, Arben Shkoza, Arjan Axhiku, Arjan Karriqi , Artan Lika etj.

Ka bërë tjetër edhe që 831 emra i ka sajuar përcudnuar emrat në mënryë të qëllimshme. Këta njerëz nuk ekzistojnë sjanë n’jerëz realë, janë emra që s’janë anëtarë Kuvendi as anëtarë të PD janë shtuar në mënyrë artificale

Ne verifikuam 100 emra në Gjendje Civile nga keta 66 janë emra të shpikur që nuk ekzistojnë por edhe mund të kenë vdekur, fantazinë e kanë zero për të krijuar edhe një emër të bukur. Hetoni e nxirrni të vërtetën“, tha ai.

Ndërkohë që ish deputetja e PD Mimoza Hajdarmataj tha: Duhet të ishte gjithë kjo javë një javë punimesh dhe të ishim një seli të hapur që demokratët të përgatiten për aksionin e madh por vetëm në këtë seli nuk përgatitet më asnjë aksion kundër qeverisë. Nesër demokratët do vijnë nga gjithë Shqipëria t’ja kthejnë selinë partisë vetes së vet shtëpinë e tyre.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *