Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë shefi i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të bëhet shefi i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë, tha qeveria të premten më 4 shkurt, pavarësisht shqetësimeve të opozitës se emërimi i ish-kryeministrit mund të dobësojë pavarësinë e këtij institucioni.

Stoltenberg, përpara se të nisë punën në drejtim e Bankës Qendrore të Norvegjisë ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij në NATO që mbaron në fund të muajit shtator të këtij viti.

Stoltenberg do të jetë përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit dhe menaxhimin e stabilitetit financiar, si dhe mbikëqyrjen e fondit të pasurisë sovrane të Norvegjisë, më i madhi në botë me asete prej 1.4 trilion dollarësh.

“Unë kam qenë shumë i shqetësuar në procesin e identifikimit të guvernatorit më të mirë të Bankës Qendrore të Norvegjisë dhe jam i bindur se ky është Jens Stoltenberg”, tha në një deklaratë ministri i Financave, Trygve Slagsvold Vedum, raporton Reuters.

Stoltenberg, një ekonomist me profesion dhe ish-udhëheqës i Partisë Laburiste, ishte kryeministër i Norvegjisë në periudhat 2000 – 2001 dhe 2005 – 2013 para se të bëhej shef i NATO-s.

Ai ka qenë, gjithashtu, ministër i Financave dhe ministër i Energjisë.
Ida Wolden Bache, zëvendës shefe e Bankës Qendrore dhe rivalja kryesore e Stoltenbergut për këtë pozitë, do të jetë guvernatore në detyrë derisa Stoltenbergu të marrë zyrtarisht detyrën, tha Qeveria norvegjeze.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.