Sekretari i Përgjithshëm i PD publikon videon: Ja si u sulmuan me gurë zyrat! Mesazh për demokratët: Mos i besoni Berishës








Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka përgënjeshtruar përmes një videoje Sali Berishën, pasi ky i fundit publikoi një foto në rrjetet sociale.

bardhi berisha

Berisha kishte postuar një foto nga zyra Lulzim Bashës dhe pretendonte se dëmet e shkaktuara në të janë kryer nga persona brenda godinës, e që nuk i përkasin mbështetësve të tij.

Në videon e publikuar nga Bardhi shfaqen dy persona duke sulmuar me gurë dritaret e selisë.

Sa herë të dëgjoni Sali Berishën sillni ndërmend këtë video! Këtu shfaqet në pak sekonda historia e një ish burri shteti të zvogëluar në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën!“, thekson Bardhi.

DEKLARATA 

Shumë prej ne demokratëve dhe qytetarë të tjerë që presin nga PD të sjellë diçka të mirë për vendin, dje kanë mbetur shumë të trishtuar. Shumë prej demokratëve e kanë ndier veten të tradhëtuar, sepse mund të kenë besuar vërtet tek Sali Berisha. Për të gjithë demokratët kam një mesazh: shikoni këtë video dhe mos i besoni Sali Berishës! Si kjo gënjeshtër, ka gjithçka thotë dhe bën.

Ajo që bën është vetëm manipulimi me dëshpërimin tuaj, me hatërmbetjet dhe mosbesimin tuaj për një mijë arsye! Në video duket qartë se zyra e Sekretarit të Përgjithshëm është sulmuar me gurë nga jashtë, por Sali Berisha thotë se është inskenim i Bashës nga brenda! Këtë ka bërë që pej 9 shtatorit! Mashtron dhe manipulon demokratët me qëllimin e vetëm për të shndërruar PD në një strehim politik për vete dhe familjen e tij.

Sa herë të dëgjoni Sali Berishën sillni ndërmend këtë video! Këtu shfaqet në pak sekonda historia e një ish burri shteti të zvogëluar në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.