“Sekretari i Shtetit ka thënë më të zezat për Berishën”/ Pyetja që ngre Artur Zheji: Si mundet ta drejtojë PD-në dhe të rrëzojë Ramën kur ka kundër Amerikën?








Ndërkohë që Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë kandidat për kreun e PD, analisti dhe gazetari Artur Zheji shtron pyetjen, si mundet drejtojë këtë forcë politike kur ai ka kundër Amerikën?

zheji berisha

Teksa i referohet foltores, Artur Zheji u shpreh se Sali Berisha po bën fushatë duke thënë se do rrëzojë Edi Ramën, ndërkohë që ai nuk shkon dot në SHBA dhe nuk mund të bëjë lobime.

Ai tha se Sekretari Amerikan i Shtetit ka thënë më të zezat, për ish-kryeministrin Berisha.

“Si mund të këtë PD një kryetar të inkriminuar nga SHBA, si do dalë ai në parlament, si do dalë ai të bëjë një debat politik me kundërshtarin e tij dhe aq më tepër ta rrëzojë atë kur nuk ka aleat SHBA.

Ne nuk jetojmë në fashat, jemi pjesë e një interaktiviteti evropian ne duam të hyjmë në Evropë. PD do të vijë në pushtet

Iluzioni që fal Berisha…ai po bën fushatë. Unë do mund Edi Ramën thotë. Si do ta mundë Edi Ramën ai duke pasur Uashingtonin jo dashamirës, si mund ta mundi ai kur ai nuk shkon dot në Amerikë, kur ai nuk lobon dot, kur sekretari i Shtetit ka thënë më të zezat për atë. Ky është problemi i madh.

Partitë Konservatore këtë trishtim dhe këtë hall të madh që mund të ketë e tresin në vetmi, në mënyrë fisnike. Nuk ja lënë partisë që ta tresë gjithë  helmin e tij personal gjithë partia. Helmut Kohl themeluesi i Gjermanisë reale që është sot, kur i doli një problem, ai iku dhe nuk u duk më. Pse, sepse la CDU e fortë. Ai mund ta shtyptë si mushkonjë Merkelin, por do shtyptë edhe partinë e tij”, u shpreh Artur Zheji në emisionin “Opinion”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *