Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen: SHBA po punon me shpejtësi për të dhënë 4.5 miliardë dollarë mbështetje buxhetore për Ukrainën

sekretarja amerikane e thesarit janet yellen shba po punon me shpejtesi per te dhene 4 5 miliarde dollare mbeshtetje buxhetore per ukrainen
sekretarja amerikane e thesarit janet yellen shba po punon me shpejtesi per te dhene 4 5 miliarde dollare mbeshtetje buxhetore per ukrainen

Qeveria amerikane po punon me shpejtësi për të dhënë 4.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike për Ukrainën.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen e tha këtë gjatë një takimi virtual me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.

“Sekretarja Yellen ripohoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur rezistencën e guximshme të Ukrainës kundër luftës së paligjshme të Rusisë, duke përfshirë sulmet e fundit barbare të Rusisë ndaj civilëve, dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara po punojnë me shpejtësi për të disbursuar 4.5 miliardë dollarë në mbështetje buxhetore të miratuar së fundi, duke sjellë totalin ekonomik të SHBA-së në 13 miliardë dollarë, të gjitha në grante”, thuhet në deklaratë.

Përveç kësaj, Yellen pranoi nevojat e konsiderueshme financiare të Ukrainës vitin e ardhshëm për shërbimet kritike të qeverisë dhe projektet urgjente të rimëkëmbjes. Ajo theksoi gjithashtu nevojën për “koordinim gjithëpërfshirës midis partnerëve ndërkombëtarë për të ndihmuar Ukrainën të fillojë të rindërtohet dhe rimëkëmbet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts