Sekretarja e Jashtme britanike: Putin s’ndalet në Ukrainë, sulm shteteve baltike, Shqipërisë e Serbisë

[embedded content][embedded content]

19:34 20/02/2022

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss u tha diplomatëve dhe gazetarëve në konferencën e sigurisë në Munich se nëse Perëndimi nuk e ndalon Moskën, Putini do të vijonte duke aneksuar ndoshta shtetet baltike si Estonia dhe Letonia dhe ato në Ballkanin Perëndimor si Serbia dhe Shqipëria.

“Ne duhet ta ndalim Presidentin rus, Vladimir Putin, sepse nëse ai nuk do të ndalet në Ukrainë do të vijojë të  krijojë Rusinë e Madhe, sepse ai dëshiron të kthehet në situatën kur Rusia ushtronte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore”.

Deklarata e kryediplomates britanike vjen në një kohë që Rusia dhe Bjellorusia lajmëruan se do të vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta të forcave të tyre ushtarake që supozohej të përfundonin të dielën, në veri të Ukrainës.

Zgjatja u vendos për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak pranë kufijve të Rusisë dhe Bjellorusisë dhe përshkallëzimit të situatës në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë.

Nuk thuhet se çfarë do të thotë kjo për forcat ruse që tani ndodhen në Bjellorusi dhe të cilat NATO i vlerëson në 30 mijë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.