Sekreti i penalltive të Anglisë ishte shkruar në shishe, Pikford ndoqi me saktësi udhëzimet

sekreti i penalltive te anglise ishte shkruar ne shishe pikford ndoqi me saktesi udhezimet


































Xhordan Pikford priti vetëm një penallti në gjuajtjet e sotme të ndeshjes mes Anglisë dhe Zvicrës, por ajo rezultoi vendimtare për të siguruar gjysmëfinalet për britanikët. Ai ndali gjuajtjen e parë të ekzekutuar nga Manuel Akanzhi, duke u hedhur në të majtën e tij për ta ndalur.

asddasdasdasdasdasads

Dhe tashmë në fotot që shfaqen online, shihet se si portieri kishte ndjekur me saktësi udhëzimin që kishte përgatitur për gjuajtjet e mundshme të penalltive. Fotot e shishes së tij të ujit, tregojnë se ai kishte të shkruar te ajo krahun nga i cili duhej të hidhej në çdo gjuajtje të kundërshtarvëe.

asddsadsadsadasdsaasddsa

Me pritjen e sotme, ai rezulton se ka pritur 4 nga 14 penalltitë që janë gjuajtur kundër tij që kur debutoi me këtë përfaqësuese. Ky është dyfishi i atyre te pritura nga portierët e tjerë të Anglisë në periudhën 1990-2012, ku ishin pritur 2 nga 26 tentativa.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts