Sekuestrimi i ilaçeve të kontrabanduara me vlerë 50,000 euro, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Tregoni kujdes! Mos blini medikamente pa pullë fiskale

sekuestrimi i ilaceve te kontrabanduara me vlere 50000 euro ministria e shendetesise apel qytetareve tregoni kujdes mos blini medikamente pa pulle fiskale
sekuestrimi i ilaceve te kontrabanduara me vlere 50000 euro ministria e shendetesise apel qytetareve tregoni kujdes mos blini medikamente pa pulle fiskale

Ministria e Shëndetësisë ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për sekuestrimin e barnave të kontrabanduara me vlerë 50 mijë euro, të cilat shiteshin në farmaci.

Ministria ka kërkuar nga farmacitë që në respekt të qytetarëve nuk duhet të tregtojnë barna pa pullë, siç është kusht ligjor.

Po ashtu MSH ka apelur qytetarët të mos blejnë barna pa pullë fiskale, ndërsa paralajmëron se së bashku me institucionet e varësisë dhe organet kompetente, do të vijojë të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave dhe vendimeve, për sa i përket veprave të tilla penale, të cilat rëndojnë tek shëndeti i qytetarëve.

Reagimi i MSh:

Përgëzojmë prokurorinë dhe strukturat e policisë së shtetit për punën e tyre në parandalimin e hyrjes në vendin tonë të barnave kontrabandë.

Të gjitha ilaçet në farmacitë tona kanë kusht ligjor që të jenë të pajisura me pullën fiskale. Farmacitë, në respekt të qytetarëve, duhet të tregojnë kujdes në tregtimin e barnave, duke u bazuar në të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi.

Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm në këtë aspekt, dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale.

MSHMS, së bashku me institucionet e varësisë dhe organet kompetente, do të vijojë të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave dhe vendimeve, për sa i përket veprave të tilla penale, të cilat rëndojnë tek shëndeti i qytetarëve tanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts