Sekuestrimi i pronave të Malltezit, Policia Gjyqësore i vendos shiritin apartamenteve tek ish-kompleksi “Partizani”

sekuestrimi i pronave te malltezit policia gjyqesore i vendos shiritin apartamenteve tek ish kompleksi partizani

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë mbërritur sot në kompleksin e pallateve ku ndodhej ish-kompleksi sportiv “Partizani” në Tiranë në vijim të operacionit të sekuestrimit të pronave të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar gjithashtu se në këtë kompleks ndodhen disa prej apartamenteve në pronësi të Malltezit.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.

Përveç apartamenteve dhe një vile, në dokumentin e siguruar nga BalkanWeb sqarohet se janë sekuestruar dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

[embedded content]

  • foto galeri
  • foto galeri

Oficerët do të paraqiten fizikisht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave. Deri në një vendim tjetër këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër qoftë shitje, blerje apo qira. Sot u sekuestrua një nga pronat e tij, një vilë që ndodhet në gjirin e Lalzit. Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts