Sekuestrimi inceneratorit të Tiranës/ “Një grup individësh të përfshirë”, Tabaku: Ja pse nuk rrezikojmë arbitrazhin. Këshilla për qeverinë

sekuestrimi inceneratorit te tiranes nje grup individesh te perfshire tabaku ja pse nuk rrezikojme arbitrazhin keshilla per qeverine
sekuestrimi inceneratorit te tiranes nje grup individesh te perfshire tabaku ja pse nuk rrezikojme arbitrazhin keshilla per qeverine

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se qeveria shqiptare nuk rrezikon që të shkojë në Abitrazh sa i takon çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Në një lidhje telefonike për News24, Tabaku tha se në këtë çështje është një grup i madh individësh të përfshirë.

SPAK kishte vërtetuar që kishte dy afera korruptive, përmes atyre akuzave që kishim bërë ne. Tirana ka një skemë më të avancuar. Zoti Ahmetaj ka qenë një prej personave që kishte rol vendimarrës, politik dhe jo politik. Erion Veliaj është përgjegjësi i parë që duhet të jetë para drejtësisë. Ai duhet të japë sqarime. Në komisionin Hetimor kur më kanë ardhur, i kam bërë një pyetje se; cili është pronari i inceneratorit të Tiranës. Paratë që merreshin nga inceneratori i Elbasanit, investoheshin te ai i Tiranës. Tirana është një kontratë ekzemplare, që bashkë me TVSh shkon 200 mln euro. Sipas KLSH kontrata shkon mbi 390 mln euro. Nuk ka pse të rrezikojë Shqipëria arbitrazhin. Do kisha ngritur një grup pune. Si mund të fitojnë dy persona në kërkim ndërkombëtar. Qeveria është në kushte të jashtëzakonshme, qeveria mund ta ndalonte kontratën, mund të kishte ndërprerë pagesat. Kjo e rëndon akoma dhe më shumë pozitën e tyre.”, tha ajo.

Duke sqaruar se çfarë ishte taksa e korrupsionit, Tabaku shtoi se; “Ato llogarisin një kosto prej 29 eurosh për ton, por incenerimi nuk ndodh, aty është vetëm depozitimi. Kjo është kosto korrupsioni dhe para që paguhen në shkelje të kontratës.”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts