Sekuestrohen 1.6 ton kokainë në portin e Roterdamit, ishin fshehur në 3 kontejnerë

Sekuestrohen 1.6 ton kokainë në portin e Roterdamit. Mësohet se droga ishte e fshehur në ngarkesat me banane, kakao dhe çimento në portin e Roterdamit, ndërsa ishte shpërndarë në tre kontejnerë që mbërritën në portin më të madh të Evropës.

Mediat e huaja raportojnë se nëse kjo sasi kokaine do të dilte në treg, kishte vlerën e rreth 127 milionë eurove.

“Kontenieri i parë erdhi nga Ekuadori dhe ishte i ngarkuar me banane të destinuara për një kompani në Barendrecht, afër Roterdamit,” thanë prokurorët. “Droga në kontejnerin e dytë u gjet në një ngarkesë me kokrra kakao, gjithashtu nga Ekuadori, por që kishte kaluar tranzit nëpër Kolumbi dhe më pas kishte mbërritur përmes Antwerp-it”, thanë autoritetet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *