Sekuestrohen 2.7 ton kokainë dhe mijëra Euro

sekuestrohen 2 7 ton kokaine dhe mijera euro
sekuestrohen 2 7 ton kokaine dhe mijera euro

[embedded content][embedded content]

17:14 01/09/2023

Europol godet kartelin e Ballkanit të trafikut të drogës nga Brazili në Europë

Një kartel ballkanik, që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës, është goditur nga Europol. Gjatë një operacioni ku morën pjesë policitë e 8 vendeve u sekuestruan 2.7 ton kokainë. Për këtë sasi droge u arrestuan 6 persona.

Policitë e vendeve që morën pjesë në operacion kontrolluan 15 banesa, ku konfiskuan dy automjete, ora luksoze dhe mbi 550.000 Euro kesh, një numër të madh llogarish bankare dhe pasurish të paluajtshme.

Për zbulimin e kartelit të drogës, hetimet nisën në Janar të vitit 2022, teksa në Ballkan mbërritën dërgesa shumëtoneshe të kokainës nga Brazili në BE. Ishte policia kriminale në Beograd që fillimisht identifikoi një shtetas serb si një nga organizatorët e rrjetit kriminal. Mbajtja nën vëzhgim e tij dhe kontakteve që ai kishte me bashkëpunëtorë të tjerë bëri të mundur kapjen e anijes me 2.7 ton kokainë. Droga do të nisjen nga Brazili me destinacion Afrikën, e që më pas do të sillej në Evropë.

Inteligjenca operative vuri në dukje se kapitenët e kartelit, me kombësi ukrainase dhe çeke udhëtuan disa herë në Capo Verde ose vende të tjera në Afrikën Perëndimore për të përgatitur anijet e tyre për trafikimin e drogës.

Informacioni operacional i siguruar së fundmi zbuloi se anija ndodhej në Brazil. Kjo u mundësoi autoriteteve braziliane dhe spanjolle, të monitoronin nga afër lëvizjet e saj, dhe të bënin bllokimin e anijes me kokainë.

Droga ndodhej në disa pako, të vendosura në brendësi të çantave sportive.

Anëtarët e kartelit të drogës komunikonin me njëri-tjetrin nëpërmjet platformave të koduara. Operacioni u zhvillua në 24 Gusht, por u bë publik nga Agjencia Evropiane e Policisë në 1 Shtator.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts