Sekuestrohen euro të falsifikuara, para dhe një automjet, dy të arrestuar në Vlorë

sekuestrohen euro te falsifikuara para dhe nje automjet dy te arrestuar ne vlore
sekuestrohen euro te falsifikuara para dhe nje automjet dy te arrestuar ne vlore

Goditet një rast i falsifikimit të kartëmonedhave euro, ndërkohë në pranga kanë rënë dy persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë Arif Alia dhe Demo Alushaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Goditet një rast i përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara. Sekuestrohen 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet dhe 4 celularë. Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetasit që posedonin kartëmonedhat euro të falsifikuara, të cilët dyshohet se i përdornin ato për të blerë në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër që kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 2 të arrestuarve. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara dhe po i përdornin në disa subjekte të ndryshme në qytetin e Vlorës, organizuan punën në bashkëpunim me shërbimet e Forcën së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit A. A., 23 vjeç, banues në Dibër dhe D. A., 22 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës. Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 21 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve tashmë të arrestuar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts