Sekuestrohen gati 3 tonë heroinë në Indi, droga kap vlerën2.7 miliardë USD

12:16 21/09/2021

Gati tre tonë heroinë me një vlerë prej 2.7 miliardë Dollarë është sekuestruar në një port në Indi. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se droga vinte nga Afganistani.

Ngarkesa u zbulua në Portin Mundra në shtetin perëndimor të Gujarat dhe në pranga kanë rënë dy shtetas nga India.

Droga ishte e fshehur në dy kontenier, ku një kishte gati 2 mijë kilogram dhe në tjetrin u zbulua 1 mijë kilogram. Deri tani mësohet se droga ishte nisur nga Afganistani dhe ishte transportuar nga një port në Iran në Gujarat.

Kërkimet janë kryer në Ahmedabad, Delhi, Chennai, Gandhidham dhe Mandvi në Gujarat”, kanë sqaruar autoritetet në vend .

Hetimi gjithashtu kanë zbuluar se në këtë aktivitet kriminal janë të përfshirë dhe disa persona nga Afganistani, por ende nuk ka të arrestuar.

Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i heroinës, duke furnizuar midis 80-90% të prodhimit global.

Por shumë nga ata donatorë nuk janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për talebanët, duke e bërë perspektivën ekonomike edhe më të pasigurt./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *