Sekuestrohen mbi 7 kg kanabis, 3 të rinj të arrestuar në Vorë

sekuestrohen mbi 7 kg kanabis 3 te rinj te arrestuar ne vore
sekuestrohen mbi 7 kg kanabis 3 te rinj te arrestuar ne vore

Finalizohet operacioni policor i koduar “Collaboration”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 7 (Vorë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë. Sekuestrohen 7 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 (Vorë), në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Rrugën e Limuthit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. P., 18 vjeç, I. K., 22 vjeç, të dy banues në Vorë, dhe A. K., 20 vjeç banues në Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta tre shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., në Dibër, shërbimet e DVP Dibër, gjetën dhe sekuestruan 1 kg tjetër, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts