Sekuestrohet 500 kg kokainë në Dubai, arrestohet një person, ja dënimi i rëndë që mund të marrë

Janë sekuestruar 500 kg kokainë e pastër në Dubai, vlera e së cilës nëse do të hidhej në treg, do të ishte më shumë se 117.5 mln euro.

Zyra e policisë në Dubai, thotë se operacioni për sekuestrimin e sasisë rekord të drogës, u “pagëzua” me emrin “Akrepi”. Për ditë me radhë, agjentë policie kanë monitoruar lëvizjet e të dyshuarit. Në prangat e autoriteteve ka rënë një burrë nga Lindja e Mesme, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit të rrjetit ndërkombëtar.

I dyshuari u arrestua në vend ndërsa nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ishte arrestuar dhe më herët për një tjetër vepër penale.

Ai kishte vendosur sasinë e madhe të drogës në një magazinë, në mënyrë që ta transportonte atë në një vend tjetër në Gjirin Arabik. Dënimi për trafikantët e drogës në
Arabi është tepër i rëndë, ku mund të shkojë që nga dënimi i përjetshëm ose me vdekje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *