Sekuestrohet anija me 2 tonë drogë në Spanjë, 4 në pranga, mes tyre 1 shqiptar. Ja roli i tij

sekuestrohet anija me 2 tone droge ne spanje 4 ne pranga mes tyre 1 shqiptar ja roli i tij

Policia Kombëtare spanjolle ka sekuestruar 2000 kilogramë kokainë në një anije. Mësohet se anija po shkonte në brigjet e Galicisë me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Mediat spanjolle raportojnë se pas hekurave ranë katër persona në anije, mes të cilëve një shqiptar, përfaqësues i organizatës që planifikonte të nxirrte ngarkesën në breg dhe kapiten i mjetit lundrues.

Droga, e cila i përket klanit ballkanik, është e njëjtë me 9.5 tonët e kapur në Algeciras. Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe emrat e personave të arrestuar.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts