Sekuestrohet drogë me vlerë rreth 1 mln euro, shkatërrohen banda e shqiptarëve në Gjermani, 5 në pranga dhe disa në kërkim

sekuestrohet droge me vlere rreth 1 mln euro shkaterrohen banda e shqiptareve ne gjermani 5 ne pranga dhe disa ne kerkim
sekuestrohet droge me vlere rreth 1 mln euro shkaterrohen banda e shqiptareve ne gjermani 5 ne pranga dhe disa ne kerkim

Zyrtarët e doganave dhe oficerët e policisë së Berlinit kanë arrestuar pesë anëtarë të një bande droge, të gjithë shqiptar. Ata akuzohen se kanë kontrabanduar 136 kilogramë marijuanë në Gjermani, me vlerë një milion euro.

Sipas informacioneve të “Berliner Zeitung”, hetuesit e Grupit të Përbashkët të Hetimit për Narkotikët kanë ndërmarrë veprime pasditen e së premtes së kaluar. Sipas hetuesve, burrat shqiptarë të moshës 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç donin të ngarkonin bimë kanabisi pranë një magazine në Velten në veri të Berlinit dhe t’i përgatisnin për rishitje.

Autorët me sa duket ndiheshin mjaft të sigurt prej kohësh. Megjithatë, hetuesit nga dogana dhe policia kishin vëzhguar prej kohësh bandën dhe përgjonin telefonat e tyre. Kur kamioni Mercedes i drejtuar nga 50-vjeçari u ngjit në pronë, katër burrat e tjerë që prisnin aty, filluan të shkarkojnë drogën nga rimorkio në një VW Caddy, por në këtë moment kanë ndërhyrë policët.

Zyrtarët konfiskuan 32,990 euro para në VW, që besohet se kanë ardhur nga shitja e drogave të tjera. Sipas raportimeve, policia është në kërkim të anëtarëve të tjerë të bandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts