Sekuestrohet kokaina me vlerë mbi 1 mln euro në Gjirin e Shën Palit, tre të arrestuar, mes tyre dhe një shqiptar

Autoritetet malteze kanë sekuestruar kokainë me vlerë rreth 1.3 mln euro në Gjirin e Shën Palit. Për pasojë janë arrestuar dy shtetas italianë dhe një shqiptar, të moshave 40 deri në 44 vjeç.

Mediat malteze shkruajnë se policia gjeti një qese brenda një makine në Gjirin e Shën Palit, e cila përmbante 10 pako me gjithsej 10 kg kokainë.

Sakaq tre të arrestuarit janë në pritje të masës së sigurisë, ndërsa autoritetet malteze janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts