Sekuestrohet sasi e madhe parash në Gabon

11:43 01/09/2023

Politikanët kanë tentuar të largohen nga vendi me valixhe të mbushura me Franga, Dollarë dhe Euro

Një sasi e madhe parash është sekuestruar nga policia në Gabon të Afrikës, pas grushtit të shtetit që rrëzoi presidentin Ali Bongo.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duken valixhe të mbushura plot me kartëmonedha:  Franga, Dollarë dhe Euro, që janë sekuestruar në banesën e presidentit Bongo.

Mediat shkruajnë se ato janë fondet e fushatës, ndërsa shifra e parave të sekuestruara mbetet ende e paqartë. Gjithashtu edhe ministri i Financave dyshohet se është arrestuar teksa tentoi të largohet nga vendi me valixhe të mbushura plot me para.

Ali Bongo fitoi zgjedhjet me 64.2% të votave.  Grushti i shtetit i organizuar nga ushtria që tashmë ka marrë pushtetin, i cilësoi zgjedhjet si të manipuluara dhe e vendosi presidentin nën masën “arrest shtëpie”. Familja e Bongos, përfshi edhe babain e tij janë përfolur edhe më herët për zotërimin e pronave luksoze në Francë, përfshi një hotel në Paris dhe vila luksoze në Nisë.

Marrja e pushtetit nga ushtria i jep fund pothuajse gjashtë dekadave në pushtet të dinastisë së familjes Bongo dhe hap rrugë për një regjim të ri për një rajon të goditur nga një valë grushtesh shteti. Nga ana tjetër “Blloku politik i Afrikës Qendrore, Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Qendrore” ka dënuar grushtin e shtetit, duke thënë se do të planifikonte një takim të afërt të krerëve të shteteve për të përcaktuar se si të përgjigjen. 

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts