Sekustrohen 91 kg marijuanë në Podujevë, mediat në Kosovë: Vinte nga Shqipëria, një i arrestuar. U përdorën armët pasi…

KOSOVË

Policia e Kosovës ka konfiskuar 91 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë në fshatin Konushevc të komunës së Podujevës.

Në një konferencë për medie, drejtori i anti-drogës në Polici, Reshat Murseli tha se një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.

Në këtë operacion, Murseli tha se është lënduar një zyrtar policor.

Ai tha se droga ka ardhur nga Shqipëria përmes Prizrenit dhe ka pasur destinacion shtetete të tjera.

“Nuk kanë përfillur urdhërat policor për ndalje dhe kanë kanosur policët. Hetuesit kanë përdorur armët zyrtare”, tha ai./rtk

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.