Senati amerikan miraton projektligjin për konkurrencën e SHBA-së me Kinën në teknologji

Senati amerikan ka miratuar projektligjin gjithëpërfshirës, i cili pritet që të sigurojë kontribut të rëndësishëm në teknologjinë dhe punimet për hulumtim-zhvillimin e teknologjisë në konkurrencën e saj me Kinën.

Me një votim të mbajtur në Senatin e SHBA-së, projektligji u miratua me 68 vota “për” dhe 32 vota “kundër”, ndërsa ai duhet të miratohet edhe në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se të shkojë në tryezën e presidentit Joe Biden.

Projektligji i cili ishte në pritje prej disa javësh në senatin amerikan, u miratua edhe me mbështetjen e senatorëve republikanë dhe kjo gjë tregon një shenjë të rëndësishme lidhur me çështjen se demokratët dhe republikanët mund të bashkohen në çështjen e konkurrencës me Kinën.

I përgatitur me qëllim që SHBA-ja të sigurojë dominim në konkurrencën me Kinën në fushën e teknologjisë, projektligji parashikon një buxhet prej 190 miliard dollarë në investimet e infrastrukturës teknologjike dhe hulumtim-zhvillimit teknologjik, si dhe një buxhet 54 miliard dollarë për prodhimin e gjysmëpërçuesve.

Theksohet se 2 miliardë dollarë brenda buxhetit prej 54 miliard dollarë është ndarë për prodhimin e çipave që përdoren tek automobilat dhe për të cilat kohët e fundit janë përjetuar probleme serioze në prodhim. Paketa teknologjike në fjalë theksohet se do të hapë rrugën e investimeve në shumë fusha.

Ndërsa Biden në një deklaratë me shkrim lidhur me projektligjin e miratuar nga Senati dhe stacioni i të cilit më pas është Dhoma e Përfaqësuesve, ka shprehur se kjo është një paketë shumë e rëndësishme dhe se pret me padurim që ta nënshkruaj.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *