Senati miraton “bllokadën” për teknologjinë kineze

14:33 09/06/2021

Ndalohet blerja e dronëve nga kina. Pekini: SHBA vuan nga paranoja

Senati amerikan miratoi një projekt/ligj që ka irrituar Pekinin. Paketa e re që jep nga buxheti i shtetit 250 miliardë Dollarë për të nxitur zhvillimin e teknologjisë së lartë në vend, bllokon dhe sanksionon një gamë të gjerë arritjesh të kësaj fushe në Kinë.

Ndër të tjera, ky projektligj ndalon blerjen nga firmat amerikane të dronëve të prodhuar ose të shitur nga firmat shtetërore kineze. Ndalohet shkarkimi dhe përdorimi i aplikacionit të rrjetit social Tik Tok në pajisjet që kanë lidhje me qeverinë amerikane, mes dyshimeve se ky aplikacion shfrytëzohet për spiunazh nga Pekini.

Sanksione të rënda dhe masa bllokuese parashikohen edhe për organizatat kineze që dyshohet se përfshihen në sulme kibernetike ose grabitje të pronës intelektuale të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët e ministrisë së jashtme të Kinës e kritikuan ashpër projektligjin, duke i quajtur zyrtarët amerikanë “paranojakë”. Kjo paketë pritet të miratohet edhe në dhomën e ulët, pas konsensusit të gjerë të arritur mes republikanëve dhe demokratëve.

Tv Klan

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *