Senatori amerikan: Rusia përpiqet të gjejë ‘pretekste’ për luftë

21:40 19/12/2021

Kryetari i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Jim Risch deklaroi se Rusia po përpiqet të gjejë pretekste për luftë.

Risch tha se propozimet e Rusisë nuk janë marrëveshje për siguri, por listë e koncesioneve që Shtetet e Bashkuara dhe NATO duhet të bëjnë për të kënaqur presidentin rus, Vladimir Putin.

Propozimet, që nga Ministria e Jashtme ruse, kërkojnë që (NATO) të ndalojë zgjerimin nga lindja dhe Moska kërkon kufizime mbi aktivitetin ushtarak të Aleancës Veri-Atlantike në Evropën Lindore, përfshirë edhe kufizime në bashkëpunimin me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Rusia i bëri këto kërkesa duke e ditur mirë se ato janë plotësisht të papranueshme. Putini e di që Shtetet e Bashkuara dhe 29 aleatët tanë në NATO nuk do të negociojnë të ardhmen e kombeve sovrane si Ukraina, e cila duhet të jetë në gjendje të bëjë zgjedhjet e saj

Senatori Risch i bëri thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden dhe aleatëve të NATO-s që të refuzojnë këto kërkesa. Ai theksoi se NATO duhet të jetë e përgatitur që Putini mund ta përdorë refuzimin e kërkesave si justifikim për përdorimin  e forcës ushtarake. Risch po ashtu i bëri thirrje Kongresit dhe administratës amerikane që të veprojnë përpara se Rusia ta përshkallëzojë edhe më tej situatën dhe se ky shantazh i rrezikshëm nuk do të tolerohet.

Aktualisht, Rusia ka vendosur rreth 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën. SHBA-ja thotë se me këtë veprim, Moska po përgatitet ta pushtojë Ukrainën.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *