“Serbia bën të kundërtën e asaj që ka nënshkruar”, Osmani: BE nuk po flet me një gjuhë të qartë për dialogun Prishtinë-Beograd

serbia ben te kunderten e asaj qe ka nenshkruar osmani be nuk po flet me nje gjuhe te qarte per dialogun prishtine beograd
serbia ben te kunderten e asaj qe ka nenshkruar osmani be nuk po flet me nje gjuhe te qarte per dialogun prishtine beograd

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur edhe tek dialogu Kosovë-Serbi.

Osmani është shprehur se parimi i barazisë nuk po respektohet. Në një intervistë për mediat në Kosovë, ajo ka theksuar se Bashkimi Europian ende nuk ka folur me një gjuhë të qartë publike për moszbatimin sipas sa të marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë.

“Është përshtypja ime si presidente e Republikës që BE akoma nuk ka folur me gjuhë të qartë sa i përket moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Serbia në praktikë vazhdon të bëjë të kundërtën e asaj që e ka nënshkruar, por BE-ja akoma nuk ka bërë thirrje publike në raport me Serbinë, që të ndërpresë një praktikë të tillë ku janë prezentë në dialog, por e shfrytëzojnë prezencën si obstruksion, pra e bllokojnë çdo marrëveshje”, ka thënë presidentja Osmani.

Më tej ajo është ka shtuar se roli i SHBA në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi është tejet i rëndësishëm, duke ritheksuar se i gjithë procesi i dialogut do të jetë i fokusuar në njohjen reciproke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts