Serbia ndaloi boksierët në Kampionatin Botëror në Beograd, ambasadori gjerman në Kosovë: Shembull i një ‘Ballkani të Mbyllur’, sporti nuk duhet përfshirë me politikën

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar pasi Serbia ndaloi pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd.

Ai thekson se sporti nuk dihet të përzihet me politikën, duke shtuar se ky refuzim është një shembull i ‘Ballkanit të Mbyllur’ dhe jo i një ‘Ballkani të Hapur’ .

Rohde gjithashtu ka mbështetur qëndrimin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili u shpreh se BE-ja mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara.

“Politizimi i sportit nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në @AIBA_Boxing shkon në drejtim të kundërt. Ky është fatkeqësisht një shembull i Ballkanit të mbyllur jo të hapur”, ka thënë Rohde.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com