“Serbia po përdor qytetarët tonë”/ Albin Kurti reagon sërish për ngjarjen në veri: Asnjë individ apo grup kriminal nuk mund të jetë më i fuqishëm se shteti

serbia po perdor qytetaret tone albin kurti reagon serish per ngjarjen ne veri asnje individ apo grup kriminal nuk mund te jete me i fuqishem se shteti
serbia po perdor qytetaret tone albin kurti reagon serish per ngjarjen ne veri asnje individ apo grup kriminal nuk mund te jete me i fuqishem se shteti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dënuar sërish  sulmet që janë kryer në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan. Nga Shkupi në një deklaratë për mediat Kurti ka thënë se këto sulme mbështeten nga regjimi i Serbisë dhe se Beogradi po dëshiron të provokojë konflikt ndërkombëtar.

“Serbia e cila as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe as nuk i pranon krimet që i ka bërë në të kaluarën dhe vazhdon ta mohojë gjenocidin që e ka kryer në vendin tonë ndaj popullit tonë është pikërisht ajo që po përdor qytetarët tonë për qëllime aspak paqësore dhe kësisoj pop dëshiron të provokojë konflikt ndërkombëtarë”, tha mes tjerash Kurti.

Kurti ka deklaruar se zgjidhja e vetme për çështjen e targave dhe reciprocitetit me Serbinë është sundimi i ligjit. Ai tha se “asnjë individ apo grup kriminal nuk mund të jetë më i fuqishëm se shteti”.

“Policia ka qenë profesionale dhe korrekte, qytetarët… edhe ata serb kanë qenë paqësorë e të durueshëm. Unë bëj thirrje që kjo të vazhdo kësisoj. Asnjë individ ose grup kriminal nuk mund të jetë më i fuqishëm se sa shteti. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë zgjidhje”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts