Seria A/ Asisti i Bajramit i jep Empolit një pikë, ja rezultatet e ndeshjeve të drekës (VIDEO)








Në Serinë A gjatë orarit të drekës, u luajtën tre ndeshje mjaft interesante. Empoli barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Kaljarit.

bandicam 2022-02-13 16-48-12-884

Për vendasit u aktivizuan që nga fillimi Bajrami dhe Asllani. Për këtë të fundit ishte ndeshja e dytë si titullar në Serinë A. Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit me Bajramin që dha një asist fantastik për Pinamontin. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte, Kaljari shënoi golin e barazimit me Pavoletin.

Në barazim 1-1 u mbyll dhe sfida mes Xhenoas dhe Saleritanës. Të dy golat u shënuan që në pjesën e parë me Destron dhe Bonacolin autorë të golave.

Verona shkatërroi 4-0 Udinezen. Vendasit shënuan dy gola që në pjesën e parë me Depaolin dhe Barak. Në pjesën e dytë shënuan dhe Kaprari me Tamezen.

REZULTATET

XHENOA 1-1 SALERITANA

32’ Destro/ 45’ Bonacoli

VERONA 4-0 UDINEZE

2’ Depaoli, 31’ Barak, 66’ Kaprari, 84’ Tameze

EMPOLI 1-1 KALJARI

Pinamonti 38′ / Pavoleti 84′

-Goli i Pavoletit

-VAR-i i mohon penalltinë Empolit për pozicion të pa rregullt

-Asist i Bajramit dhe gol nga Pinamonti

-Zëvendësimi i gjyqtarit

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.