Seria A “kopjon” Premier Ligën dhe La Liga: Stop udhëtimeve të lojtarëve me kombëtaret










Seria A i është bashkuar sot iniciativës të Premier Ligës dhe La Liga, të cilat kanë vendosur që klubet të mos lejojnë udhëtimin e futbollistëve të tyre në ndeshjet e shtatorit për të luajtur në vende që cilësohen me rrezikshmëri të lartë për infektimin me COVID-19. Lëvizja bëhet në mënyrë që të evitohet largimi i futbollistëve të cilët në kthimin në vendin ku luajnë, do të përballeshin me karantinë disaditore, duke munguar për skuadrat përkatëse në kampionat.

seria a

“Liga Kombëtare Profesioniste e Serisë A komunikon se sa i përket dritares FIFA të shtatorit 2021, do të mbështetë në çdo seli vendimin e klubeve të saj për të mos lëshuar lojtarët e grumbulluar nga kombëtaret përkatëse për të luajtur në vende ku kthimi nga të cilat parashikon izolimin sipas normativave ligjore në fuqi që i përket Sars – Cov – 2”, shkruante në njoftimin e saj Liga e Serisë A e cila kësisoj do të bllokojë një numër të madh futbollistësh.

Pritej që gjatë shtatorit, klubet italiane të humbnisin dhjetëra lojtarë nga Amerika e Jugut dhe Afrika, me ekipet e tyre që do të humbnin protagonistë të rëndësishëm pasi me kthimin në vend, do të duhej të kalonin disa ditë në karantinë, duke humbur ndeshje e formën sportive. Për fat të mirë, ky vendim nuk prek koloninë shqiptare të Serisë A, pasi vendi ynë nuk renditet në listën e zonës së kuqe për shtetin italian.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.