Seriali korean bën namin në Netflix, rrezikon fronin e “La Casa de Papel”

Teksa të gjithë po presin përfundimin e “Money Heist” me seritë finale që pritet të publikohen në dhjetor, një tjetër serial po konkurron dukshëm atë spanjoll. Të veshur me jumpsuit dhe me maska, “Squid Games” është aktualisht shfaqja televizive më e shikuara në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.

Deri këtë muaj, seriali më i madh jo-anglez i “Netflix” i të gjitha kohërave ishte Money Heist, një dramë kriminale spanjolle tani në pritje të sezonit final.
Por bashkë-CEO i kompanisë, Ted Sarandos, thotë se Squid Game “patjetër” do ta marrë atë kurorë nga Money Heist.

Ky serial është ide e drejtorit dhe skenaristit koreano-jugor Hëang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet.
Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht serialit, duke pranuar gjithashtu dhunën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts