
15:00 19/05/2021
Yjet e njohur të Hollywood-it, Anne Hathaway, Morgan Freeman dhe Helen Mirren, janë angazhuar të luajnë në serialin e ardhshëm “Solos”.
Në projektin e ri të platformës “Amazon”, i realizuar nga David Weil, gjithashtu do marrin pjesë edhe aktorët Dan Stevens, Constance Wu, Anthony Mackie, Uzo Aduba dhe Nicole Beharie.
Seriali me shtatë episode pritet të fillojë nga 21 Maji në platformën “Amazon Prime Video”, dhe konsiderohet një show dramatik dhe provokues i cili eksploron kuptimin më të thellë të marrëdhënieve njerëzore, nga pikëpamja e një individi.
“Solos” rrëfen histori të personazheve interesante, secili nga perspektiva dhe momente të ndryshme në kohë, të cilat tregojnë që edhe gjatë momenteve më izoluese në dukje dhe në rrethanat më të jashtëzakonshme, çdo person lidhet përmes përvojave njerëzore.
David Weil dhe Sam Taylor-Johnson janë regjisorët në këtë serial, që do të drejtojnë 2 episodet e para. Ndër regjisorët e tjerë që pritet ta japin kontributin e tyre në këtë projekt janë Zach Braff dhe Tiffany Johnson.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al