Sërish drogë në kalanë e Gjirokastrës, nis procedimi për 5 persona

serish droge ne kalane e gjirokastres nis procedimi per 5 persona
serish droge ne kalane e gjirokastres nis procedimi per 5 persona

Konstatohen dhe goditen 5 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, brenda perimetrit të kalasë. Procedohen penalisht 5 shtetas, të cilëve nga kontrollet, iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër evidentuan dhe goditën 5 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, brenda perimetrit të kalasë.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë, E. Ç., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, I. F., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe F. Z., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts