Sërish përleshje në Jeruzalemin Lindor

serish perleshje ne jeruzalemin lindor
serish perleshje ne jeruzalemin lindor

13:31 29/04/2022

12 të plagosur, palestinezët sulmojnë forcat izraelite

Dhuna shpërtheu sërish në Malin e Tempullit në Jeruzalem edhe këtë të premte.

12 persona u plagosën në orët e para të mëngjesit, nga përleshjet mes besimtarëve myslimanë dhe forcave izraelite të sigurisë.

Besimtarët palestinezë hodhën akuza ndaj trupave izraelite se po tregoheshin të njëanshëm, duke u lënë hapësirë pelegrinëve hebrenj, të kryejnë ritualet në përtej afateve të përcaktuara në këtë zonë që është vend i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

Kjo është e premtja e katërt radhazi e shoqëruar me trazira në Jeruzalemin Lindor. Prania e besimtarëve palestinezë ka qenë edhe më e lartë në xhaminë Al-Aksa edhe prej muajit të Ramazanit. Në të njejtën kohë edhe hebrenjtë kanë qenë të pranishëm në zonën e Malit të Shenjtë prej javëve të tyre të Pashkës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts