Sërish protesta në Francë, kundërshtohet reforma e pensioneve

serish protesta ne france kundershtohet reforma e pensioneve

serish protesta ne france kundershtohet reforma e pensioneve

18:24 06/06/2023

Sindikatat thonë se lufta për të kundërshtuar reformën nuk ka përfunduar ende

Sërish protetsa kundër reformës së pensioneve në Francë. Sindikatat franceze organizuan këtë protestë për të kundërshtuar rritjen e moshës së pensioneve me 2 vjet, e cila shihet si përpjekja e fundit për t’i bërë presion ligjvënësve për t’u tërhequr nga vendimi.

“Ne mund të jemi pak pesimistë, por ende nuk i kemi luajtur të gjitha kartat tona dhe mendoj se duhet të vazhdojmë. Duhet t’i shkojmë deri në fund. Jam dakord me qëndrimin e sindikatave, duhet të vazhdojmë të tregojmë se nuk jemi dakord, nuk e di për sa kohë, por duhet të vazhdojmë dhe të bëjmë çmos për të sfiduar këtë ligj.”

Qeveria e Macron përdori një mekanizëm të diskutueshëm, por ligjor për të shmangur një votim në parlament që rrezikonte që projektligji të mos kalonte. Edhe pse tashmë është ligj, qytetarët këmbëngulin se lufta e tyre nuk ka përfunduar ende .

“Reforma ka kaluar, por ende nuk është pranuar nga populli, nuk është pranuar asnjëherë, as nga parlamenti. Reforma kaloi pa miratimin tonë, ndaj është e rëndësishme t’i bëjmë qeverisë të kuptojë se ne kurrë nuk e kemi dashur këtë reformë dhe se është koha që populli të flasë.”

Kundërshtarët e reformës po i mbajnë shpresat e tyre në një mocion të paraqitur nga partia e  vogël Liot në parlament i mbështetur gjerësisht nga e majta për të shfuqizuar ligjin dhe rritjen e moshës së daljes në pension.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts