Sërish rekord infektimesh nga COVID-i në Austri, ja sa raste u regjistruan në 24 orët e fundit

Austria ka shënuar një tjetër rekord të rasteve të infektimeve nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore atje, raportojnë se janë regjistruar 11.400 raste të reja në 24 orët e fundit.

Kjo shifër tregon se, shkalla e rasteve në vend për 100,000 persona tani është 700, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme dhe Shëndetësisë.

Në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes, vendi ka rivendosur kontrollet që kufizojnë hyrjen në vendet e punës për ata që janë vaksinuar ose shëruar nga virusi.

Gjithashtu, mund të shkojnë në punë të gjithë ata që do të rezultojnë negativ pas testit.

Por, rregullat më të ashpra hynë në fuqi të hënën, që do të thotë se vende si sallonet e parukerive dhe baret janë të hapura vetëm për ata që janë vaksinuar ose mund të vërtetojnë se janë shëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *