Sërish rekorde infektimesh në Gjermani, Austri e Greqi

17:52 10/11/2021

OBSH: Europa, aktualisht i vetmi rajon në botë ku rastet po shtohen

Shifrat e infektimeve në shumë shtete europiane thyejnë sërish rekorde, teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se Europa është e vetmja zonë e globit ku ka rritje të shifrave.

Rekorde të reja për gjithë periudhën e pandemisë shënuan këtë të Mërkurë, Gjermania, Austria e Greqia. Infektimet ditore arritën pranë 40 mijëshit në Gjermani këtë 24-orësh.

Në Austri, për të parën herë që prej marsit të vitit të kaluar, numri i të infektuarve në një ditë arriti nivele 5-shifrore në mbi 11mijë. Mbi 8 600 të infektuar të rinj u regjistruan në Greqi, ku që prej fillimit të këtij muaji pandemia po prek nivele të parritura në më shumë se një vit e gjysmë.

Shtrimet në spitale po shtohen me ritme të shpejta, ndërsa ministria e shëndetësisë po planifikon të kërkojë ndihmën e mjekëve nga spitalet private ashtu si në valën e muajit Mars.

Sipas OBSH-së, në një javë infektimet në rajonin e Europës ku bën pjesë edhe Rusia, u rritën me 10%. Këto ritme shkojnë përkundër pjesës tjetër të globit ku shifrat ruajnë tendencën rënëse.

Ekspertët thonë se faji për këtë valë të re agresive është i të pavaksinuarve, edhe në si kontinent, Europa ka nivelin më të lartë të vaksinimit në botë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *