Sërish rritje e infeksioneve, Kosova regjistron 53 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 30 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që dje ishin 33 raste.

Rastet e reja dolën pas testimit të 3,263 mostrave. Sipas njoftimit, edhe 5 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 419. Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore kanë administruar 2,324 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Deri më tani, në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 782,060 persona.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese.

Në vend jepen dy lloje të vaksinave, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizerit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.