
17:30 29/03/2022
Shkak dyshohet nënvarianti Ba.2 dhe heqja e masave
Europa po njeh sërish një rritje të infektimeve të reja me Covid-19. Mbi 500 mijë infektime u konfirmuan vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë kontinentin. Thuajse gjysma e rasteve, rreth 214 000 i përkasin Gjermanisë, e cila ka shënuar një trend rritës pergjatë gjithë javës së fundit. Ndërsa numri i viktimave ditore raportohet ne 159.
Në Francë rezultuan mbartës së Covid-19 rreth 30 000 persona, ndërsa numri i vdekjeve në 24 orët e fundit është 149. Sa i përket statistikave javore, infektimet kanë shënuar një rritje prej 43% krahasuar me javën paraardhëse.
Në Mbretërinë e Bashkuar u konfirmuan mbi 46 000 infektime te reja, ndërsa 73 persona të tjerë humbën jetën.
Rritje të rasteve ka shënuar edhe Italia e Austria e nxitur nga nënvarianti i Omicron BA.2. Ky nenvariant është tani mbizotërues në mbarë botën, me gati 86% të të gjitha rasteve, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Fakti që ai është më i transmetueshëm se variantet e tjera mendohet nga shkencëtarët si një shpjegim i mundshëm për rritjen e infektimeve në Europë dhe botë, e një tjetër shkak mund të jetë fakti se shumë vende hoqën njëkohësisht kufizimet dhe maskat.
Tv Klan