Sërish shifra rekord/ Në 24 orë Rusia regjistron mbi 1 mijë viktima nga koronavirusi

Rusia ka shënuar sërish rekord të ri të viktimave nga koronavirusi.

Qendra e krizës për luftën kundër Covid bëri me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1, 178 viktima. Ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 240, 871 humbje jete.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se janë shënuar shifra të larta edhe për rastet e reja, ku në 24 orë u raportuan 39, 008 të prekur me Covid.

Sipas universitetit, Johns Hopkins që nga dhjetori i vitit 2019 pandemia ka marrë më shumë se 5 milionë jetë në 192 vende dhe rajone, ndërsa me mbi 247 milionë raste janë raportuar në mbarë botë.

Si pasojë e rasteve të larta, presidenti Vladimir Putin ka bërë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimin, duke theksuar se situata e koronavirusit në vend është shumë e vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *