Sërish tensione, Bjellorusia dëbon ambasadorin e Francës

09:53 18/10/2021

Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar nga vendi pasi qeveria e Bjellorusisë e urdhëroi atë të largohej. Mediat ndërkombëtare  bëjnë me dije se ambasadori Nicolas de Lacoste është larguar nga vendi që të dielën edhe pse ultimatum për të lënë Bjellorusinë i ishte vendosur për sot.

Po ashtu bëhet me dije se ai nuk kishte arritur t’i paraqiste letrat kredenciale Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Dëbimi i ambasadorit është bërë për shkak se Franca nuk ka njohur zgjedhjet e fundit, nga të cilat Lukashenko doli fitues dhe arriti që të merrte mandatin e gjashtë.

Një zëdhënës i ambasadës franceze tha se Ministria e Jashtme e Bjellorusisë kërkoi që ambasadori të largohej para 18 Tetorit.

Pak muaj më parë qeveria e Lukashenkos dëboi të gjithë stafin e ambasadës së Letonisë, përfshirë ambasadorin e saj, pasi përplasjeve me autoritetet letoneze./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *