Sevilja është anti-Reali në Spanjë, mund Atletikon dhe shkon në -5









Sevilja duket se në këtë sezon do të jetë rivali i Real Madrid në luftën për titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui, ka mundur kampionët në fuqi të Atletiko Madrid me shifrat 2-1 dhe i është afruar skuadrës së Ançelotit.

sdsdsdsdsd

Rakitiç ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit për skuadrën andaluze, por Felipe vendosi baraspeshën në shifra para fundit të pjesës së parë. Më pas, beteja vazhdoi e ethshme deri në minutat e fundit, por dukej se do të mbyllej me një barazim.

Pikërisht në minutat shtesë erdhi goli i 2-1 Seviljes me Okampos, që siguroi 3 pikë të arta. Kështu, Sevilja shkon vetëm 5 pikë pas Real Madrid dhe duket se mund të rivalizojë për momentin madrilenët. Ndërsa Atletiko vazhdon të mbetet jashtë katërshes së parë të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.