Sezoni 2023-2024/ Nga kampionatet te kupa dhe Europa, ja të gjitha verdiktet në futbollin shqiptar

sezoni 2023 2024 nga kampionatet te kupa dhe europa ja te gjitha verdiktet ne futbollin shqiptar

superiore-11-1

* Egnatia u shpall kampione e Shqipërisë për sezonin 2023- 2024, pasi mundi Partizanin në finale, 1-0.

* Egnatia e mbylli kampionatin e rregullt në vendin e parë me pikë të barabarta me Partizanin (63 secila), por kreu u takon rrogozhinasve për shkak të ndeshjeve direkte me të kuqtë, duke pasur një bilanc më të mirë (një fitore dhe tri barazime). Klubi rrogozhinas merr shpërblim 100 milionë lekë (të vjetër) nga FSHF-ja si kryesues i Superiores pas 36 javëve.

 * Egnatia është fituese e Kupës, pasi mundi Kukësin në finale me shifrat 1-0. Si shpërblim nga FSHF-ja merr 50 milionë lekë të vjetër.

* Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana kishin siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës, sido që të shkonin rezultatet e ndeshjeve në “Final 4”. Kjo ndodh për shkak se Skënderbeu është i dënuar nga UEFA dhe përfiton skuadra e renditur më mirë. Pra, Tirana e vendit të pestë në klasifikimin pas 36 javësh kampionat, përfiton nga rregullorja për kualifikimin në Kupat e Europës, që thotë: “Në rast se ekipi fitues i Kupës (Egnatia) është i renditur në njërin prej tri vendeve të para të ‘Final 4’, vendin e tij do ta zërë ekipi i renditur më mirë”.

* Vendi i tretë në “Final 4” i takoi Skënderbeut pas fitores 3- 2 në finalen e luajtur në “Air Albania” kundër Vllaznisë.

* Kukësi dhe Erzeni janë skuadrat që zbritën në Kategorinë e Parë.

* Laçi i vendit të tetë mbijetoi në Superiore falë ndeshjes “play out” që zhvilloi kundër Flamurtarit, ku fitoi 3-1 pas kohës shtesë.

* Kryegolashënues i Superiores për sezonin 2023-2024 u shpall sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, me 18 gola të realizuar. I dyti pas tij e mbylli Kristal Abazaj i Tiranës me 11 gola.

* Elbasani dhe Bylisi u ngjitën direkt në Kategorinë Superiore.

* Elbasani u shpall gjithashtu kampion i Kategorisë së Parë.

* Lushnja dhe Besa mbijetuan në Kategorinë e Parë me ndeshje shtesë.

* Valbona dhe Pogradeci u ngjitën në Kategorinë e Parë.

* Pogradeci u shpall kampion i Kategorisë së Dytë, pasi mundi Valbonën në finale, 1-0.

* Tomori dhe Luzi 2008 zbritën në Kategorinë e Dytë.

* Basania dhe Memaliaj u ngjitën në Kategorinë e Dytë;

* Basania u shpall kampione e Kategorisë së Tretë;

* Shënkolli dhe Këlcyra zbritën në Kategorinë e Tretë;

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts