
11:32 15/11/2023
Në Kopshtin Botanik Mretëror Kew janë krijuar tetë instalacione të reja
Kopshti Botanik Mbretëror Kew, më i vjetër, më i madh dhe një nga kopshtet më të rëndësishme në botë është zbukuruar me rastin e festave të fundvitit.
Dekorimet dhe dritat shumëngjyrëshe i kanë dhënë një tjetër atmosferë këtij kopshti me famë botërore i cili është fokusi jo vetëm i botës shkencore, por edhe i turistëve.
“Epo, këtë vit, si çdo vit, ne kemi punuar vërtet shumë për të krijuar diçka krejt të re dhe të freskët këtu në Keë Gardens. Çdo vit ne jemi në kërkim të gjërave të reja dhe emocionuese për të gjithë vizitorët tanë. Këtë vit kemi gjithsej 22 instalacione, 8 prej të cilave janë krejtësisht të reja, që nuk janë parë kurrë më parë këtu në Mbretërinë e Bashkuar.”
Një nga vendet më mbresëlënëse në të gjithë kopshtin Kew është “Shtëpia e Palmave” e cila u ndërtua midis vitit 1841 dhe 1849, një strukturë prej gize që strehon një shumëllojshmëri të gjerë të bimëve tropikale dhe palmave.
Një tjetër bimë e veçantë e kopshtit është “Pema më e vetmuar”, e cila është unike në botë.
Një kompleks i mrekullueshëm i jetës bimore, luksoz dhe përrallor në shumë mënyra, ky kopsht botanik u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2003. Arsyeja pse quhet Kopshti Botanik Mbretëror është sepse zona dikur ishte në pronësi të familjes mbretërore britanike.
Në gjelbërimin e gjerë të parkut botanik ka hapësira për aktivitete të veçanta për fëmijë, hapësira koncertesh, kinemaje dhe ekspozitash.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al