Sezoni i ri parlamentar, Alibeaj mbledh disa deputetë të PD në një takim informal! Nesër Berisha zhvillon mbledhje kryesie në selinë blu


















Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë të mërkurë deputetët e PD në një takim informal.

Collage Maker-31-Aug-2022-09.38-PM

Gazetari Mariglen Kume bën me dije për Panorama.al se takimi është thirrur me iniciativë të deputetit Lefter Gështenja duke i prirë kështu nisjes së sezonit të ri parlamentar.

Takimi është mbajtur në orët e vona të pasdites në një hotel në kryeqytet.

Ndërkohë nesër në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë në orën 12:00.

Në takim pritet të diskutohet mbi aksionin politik të PD, ndërsa do të bëhet miratimi i grupeve të punës që do të drejtojnë aksionin opozitar, miratimin e departamenteve sipas sektorëve përkatës dhe sekretarëve politikë për disa nga degët.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *