Sezoni i verës, Prefekti i Korçës mbledh Komitetin e Turizmit: Duhet ofertë e re, e integruar për zhvillimin e turizmit brenda rajonit

Sezoni turistik veror ka nisur, dhe Korça është një ndër qarqet që ofron shumë mundësi turizmi me natyrën e bukur, zonat historike, kishat e vjetra, traditat, muzikën, ushqimin e mirë dhe mikpritjen.

Për një sezon sa më të mbarë veror, Prefekti i qarkut të Korcës Nertil Jole mblodhi Komitetin Rajonal të Turizmit në parkun e Drilonit në Pogradec, një nga zonat me peshë të konsiderueshme në turizëm, ku aktualisht janë duke u zbatuar tre projekte si “Rehabilitimi e Parkut Ujor Drilon – Tushemisht”, “Shëtitorja e Tushemishtit”, “ByPass i Tushemishtit”, me një vlerë 15.5 milionë dollarë.

[embedded content]

Jole kërkoi që institucionet të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin, për të zhvilluar akoma më shumë turizmin në qarkun e Korçës.

Ai tha se është koha për një ofertë të re, të integruar për zhvillimin e turizmit brenda rajonit.Prefekti prezantoi një plan masash të mara për menaxhimin e sezonit turistik. Ky plan synon garantimin e rendit dhe qetësisë publike në zonat turistike, ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, kontrollin ndaj ndotjes akustike, rritjen e sigurisë rrugore, lehtësimin e hyrje-daljeve në kufi, sinjalistikën rrugore dhe vëzhgimin në plazhe, furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm e energji elektrike, mbikëqyrjen e vazhdueshme të sigurisë ushqimore, menaxhimin sa më të mirë të mbetjeve në zonat turistike, dhe zbatimin e kalendarit të festave lokale, për t’u konsideruar një rajon atraktiv për turistët.

Në qarkun e Korçës operojnë 225 struktura akomoduese hotele dhe bujtina dhe rreth 5270 shtreter, por në vijimësi synohet për të rritur sa më shumë kapacitetet mikpritëse në gjithë qarkun.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts