Sezoni veror/ “Forconi shërbimin në terren”, Rrumbullaku porosi krerëve të policisë së 12 qarqeve: “Jo” shkelje etike ndaj turistëve!

sezoni veror forconi sherbimin ne terren rrumbullaku porosi krereve te policise se 12 qarqeve jo shkelje etike ndaj turisteve
sezoni veror forconi sherbimin ne terren rrumbullaku porosi krereve te policise se 12 qarqeve jo shkelje etike ndaj turisteve

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të 12 Drejtorive Vendore në qarqe, ku kërkoi përmirësimin e standardit të shërbimit policor, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Rrumbullaku u shpreh se, Drejtoritë Vendore duhet të forcojnë dhe përmirësojnë shërbimet në terren për të përballuar numrin e shtuar të turistëve, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj tyre, si dhe për të parandaluar e zbuluar ngjarjet kriminale.

“Çdo shkelje e etikës nga punonjësit e policisë, në kontakt me turistët, nuk do të trajtohet vetëm si një përgjegjësi individuale, por edhe si një përgjegjësi e drejtuesve përkatës. Policia e Shtetit nuk është një strukturë për vendosjen e gjobave dhe vjeljen e tyre, por është në shërbim të qytetarëve, vendas dhe të huaj, duke dëshmuar etikë dhe profesionalizëm. Këshillimi dhe ndihma për qytetarët duhet të jenë parësore në punën e punonjësit të policisë”, u shpreh Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga drejtuesit vendorë të policisë marrjen e masave për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, me një fokus të veçantë te lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike dhe vendosja përpara drejtësisë e personave në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts