Sezoni veror në kohë pandemie, BE lehtëson masat, hiqet detyrimi i karantinës dhe bërja e testit për të vaksinuarit

Shtetet anëtare të BE, kanë rënë dakord këtë të premte për të lehtësuar kufizimet e udhëtimeve gjatë sezonit veror, ku, me vendimin e ri, do të lejohen turistët e vaksinuar plotësisht të mos paraqesin testin PCR dhe të mos i nënshtrohen karantinës 14 ditore.

Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të bllokut evropian kanë miratuar një propozim të modifikuar të Komisionit Evropian, ku thuhet se njerëzit që janë të vaksinuar plotësisht, mund të udhëtojnë lirshëm në shtetet e BE-së, 14 ditë pasi janë imunizuar kundër sëmundjes COVID-19.

Ndërkaq, kufizimet për udhëtarët e tjerë duhet të bazohen në situatën epidemiologjike të shtetit prej nga ata vijnë.

Deri më tani, më shumë se çereku i popullsisë së rritur në BE është vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19.

Këto udhëzime të reja të BE-së vijnë në kohën kur blloku evropian prezantoi edhe certifikatat për COVID-19, të cilat do të dëshmojnë nëse një person është vaksinuar ose nëse ka imunitet ndaj sëmundjes apo nëse ka dalë negativ për COVID-19.

Certifikatat do të jenë të gatshme më 1 korrik edhe pse disa shtete do t’i lansojnë pak më vonë ato.

Po ashtu, edhe turistët jashtë shteteve të BE-së, mund të hyjnë në bllok, për aq kohë sa dëshmojnë se janë të vaksinuar me vaksina të certifikuara nga EMA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *