Sfida ndaj Tiranës mes rikuperimeve dhe dyshimeve në formacion, ja si pritet të rreshtohet Partizani në derbi

SHPËRNDAJE

Java e 24-ët e Kategorisë Superiore pa diskutim që ka si kryefjalë derbin e kryeqytetit.

Partizani goli 2

Të kuqtë e Ilir Dajës përplasen me bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi, në derbin e tretë të kryeqytetit për këtë sezon. Problemet me dëmtimet kanë qenë prezente te Partizani, por Murataj dhe Broja janë rikuperuar. Ndërsa Stenio Zhunior dhe Ferhan Hasani janë në dyshim për sfidën kundër Tiranës. Sa i takon pezullimeve, te Partizani nuk ka asnjë, ndërsa formacioni, pritet të jetë kështu:

Hoxha mes shtyllave, ndërsa Hakaj e Mala në krahët e mbrojtjes. Bitri dhe Belica në qendër të prapavijës. Murataj, Broja dhe Bardhi mbulojnë pozicionet e mesfushës, ndërsa në sulm, pritet riaftësimi i Zhunior. Në rast se braziliani rikthehet, atëherë do të mbështetet nga Asani e Çinari. Nëse Stenio nuk ia del, atëherë Lukas Kardozo dhe Kordeiro Melo janë në balotazh për një vend në formacion.

PA 1

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *