Sfidat e fundit në Serinë A/ Interi me një kalendar të ngjeshur, Milani do të përballet me… “makthin”









Seria A italiane po shkon drejt fundit të këtij sezoni, me një garë fantastike që ka përshkruar gjithë vitin, ku kanë ngelur vetëm 3 ekipe që do të luftojnë për titullin deri në fund.

MilanNapoliInterteams

Napoli mund t’i thotë lamtumirë titullit pas humbjes së fundit përballë Empolit të shqiptarëve. Edhe pse kalendari i skuadrës së Spaletit duket shumë i lehtë, përsëri 7 pikë diferencë me Milanin është pothuajse mision i pamundur.

napoli

Nga ana tjetër Milani do të ketë diçka më të vështirë në katër sfidat e fundit, ku do të ketë përballë Fiorentinën, Veronën, Atalantën dhe Sasuolon, një ekip që në shumë raste i ka marrë pikë kuqezinjve.

milan

Interi gjithashtu duket se ka sfida më të lehta, por kalendari është më i ngjeshur për shkak të numrit të sfidave që ziklatrit do të luajnë. Ndeshja e prapambetur me Bolonjën dhe finalja e Kupës së Italisë me Juventusin, mund të sjellin sërish lodhje në këmbët e lojtarëve të Inzagit dhe kjo gjë mund t’i hapë probleme në garën për titull.

inter

renditja (2)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.