“Sfidat që keni përballuar dhe rezultatet tuaja na bëjnë krenarë”- Presidenti Meta vlerëson disa atletë të shquar shqiptarë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi nëpërmjet një ceremonie solemne gjashtë atletë të shquar shqiptarë, duke i nderuar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

vleresime

Teksa nderoi këto figura të njohura shqiptare, Kreu i Shtetit ftoi të gjithë qytetaret që këto vlerësime t’i shohin si “një përpjekje, që këto suksese të arritura në të kaluarën, jo vetëm të mos flenë dhe të harrohen, por të nxisin dhe motivojnë atletët e rinj, me dëshirën për të mos u ndalur.”

Më tej Presidenti shtoi se: “Atletika dhe sporti janë mjeti më i mirë për shëndetin dhe për mirëqenien e njerëzve tanë. Titujt që jepen sot si atlet kampion dhe legjendar janë një vlerësim, jo vetëm i punës dhe sakrificave të tyre, por njëkohësisht edhe i rezultateve, modestisë dhe  figurës që ata kanë krijuar në komunitet dhe në shoqërinë tonë”.

Kreu i Shtetit çmoi:

Atletin rekordmen Vinçens Kacagjeli, me motivacionin:Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e suksesshme dhe rezultatet e larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, atlet kampion, rekordmen i shumë garave të rëndësishme. I dalluar për përkushtimin dhe përgatitjen e tij të lartë fizike, teknike dhe psikologjike.

Kampionin e kërcimit së larti, zotin Ilia Mazniku, me motivacionin” Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta të arritura në garën e kërcimit së larti, atlet kampion e rekordmen. Për rolin e tij në jetën publike, si doktor ortoped i përkushtuar në profesionin e tij.

Zotin Çlirim Balluku, me motivacionin: Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e tij të suksesshme si atlet kampion e rekordmen në gara të rëndësishme, me kontribut të madh në zhvillimin e përparimin e këtij sporti në vendin tonë.”

Zotin Koço Mulla, me motivacionin: Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të atletikës. Kampion e rekordmen në garën e kërcimit trehapësh, kërcimit së gjati, vrapimin njëqindmetërsh dhe stafetën e rëndësishme, duke arritur rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Zotin Ajet Toska, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e suksesshme dhe rezultatet e larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, atlet kampion dhe rekordmen në garën e flakjes së çekiçit. I dalluar për pasionin, stërvitjen sistematike dhe përgatitjen e lartë psikologjike.”

si dhe zotin Arben Gogushka, me motivacionin: Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të atletikës. Kampion e rekordmen në garën shtytjes së gjyles, duke arritur rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

vleresime 2 vleresime 3 vleresime 4

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *